KQZ njofton mbledhjen për mandatin e Jurgis Çyrbjas, ja kush e zëvendëson

17 Tetor 2024 | 17:00

Ditën e nesërme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një seancë publike për të shqyrtuar zëvendësimin e mandatit të lënë nga Jurgis Çyrbja i Partisë Socialiste.

Vendin e tij pritet ta zërë Erjon Meka, i cili ka qenë në listat e PS për zgjedhjet e 2021.

Në njoftimin e KQZ-së, thuhet:

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Premte, datë 18.10.2024 në orën 13:00.

Çështje për shqyrtim rishtas:Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka.”

Çyrbja vendosi të dorëzojë mandatin vetëm disa ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, megjithatë, ai thekson se kjo nuk ka lidhje me vendimin e tij.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026