KQZ numëron fletët e votimit në 229 kuti në të gjithë vendin

5 Qershor 2025 | 17:40

Në magazinën qendrore të KQZ-së në Vaqarr u hapën këtë të enjte 229 kuti votimi nga 11 qarqe të vendit.

Të parat u hapën kutitë e qarkut Vlorë, të cilat rezultuan pa asnjë problem dhe po e njëjta situatë u verifikua edhe me kutitë e hapura nga qarqet e tjera. Vendimi i KAS për t’i hapur këto kuti erdhi pas kërkesës së PD që pretendonte se rreth 130 mijë vota në të gjithë vendin rezultonin të zhdukura.

KQZ iu përgjigj pretendimit të PD se shifrat e fletëve të munguara pa u raportuar ishte për shkak të gabimeve njerëzore të komisionerëve në qendrat e votimit. Por ky argumentim i KQZ-së, nuk bindi opozitën, e cila përmes dy anëtarëve në KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, mundësuan hapjen e kutive.

Më herët, edhe pretendimet e PD për manipulime në procesin zgjedhor përmes aplikimit të trenit bullgar, ose metoda të tjera, janë hedhur poshtë nga KQZ dhe autoritetet hetimore. Opozita ka kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve në të 12-të qarqet, ndërkohë që kjo kërkesë për qarkun e Kukësit u hodh poshtë këtë të enjte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026