KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime – kundërshtohet nga lëvizja Vetëvendosje

6 Janar 2025 | 20:19

Të hënën u hodh shorti për renditjen e partive politike në fletëvotimet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, në të cilën Lista Serbe do të ketë numrin 112.

Përfshirja e saj nxiti reagimin e lëvizjes Vetëvendosje, e cila është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që në ditën e fundit të vitit që lamë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i këtij paneli për certifikimin e Listës Serbe është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet.

Partia në pushtet këmbëngul se secili vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet t’i nënshtrohet votimit nga anëtarët e tij duke theksuar se në mungesë të votimit ky vendim është i paligjshëm.

Zëvendësministri i Drejtësisë, nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu tha sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkeli sërish ligjin me përfshirjen e Listës Serbe në fletëvotim, pa e pritur përgjigjen e Panelën në ankesën e kësaj lëvizjeje.

“Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Një zyrtar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i tha Zërit të Amerikës se ky mekanizëm ende nuk ka pranuar ndonjë ankesë zyrtare, duke theksuar se sapo të pranohet ankesa komisioni do ta shqyrtojë dhe do t’i përgjigjet.

Vëzhguesit e pavarur theksojnë se ky proces nuk do të ndryshojë asgjë në certifikimin e Listës Serbe.

Me 23 dhjetor dy anëtarë të Komisionit votuan për certifikimin e Listës Serbe, shtatë abstenuan, ndërsa kundër votuan përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se kjo parti e themeluar dhe e mbështetur nga Beogradi nuk e njeh shtetin e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026