KQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme firmosin Protokollin për zgjedhjet 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkroi sot një protokoll bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Protokolli u nënshkruan në ambientet e KQZ nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
“Ky protokoll synon garantimin e integritetit të procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025 dhe parashikon masa të koordinuara për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.
Protokolli synon forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar një shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informacionit mes institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e veprave penale zgjedhore. Në këtë kontekst, angazhimi i përbashkët i palëve nënshkruese do të mundësojë koordinimin efektiv të veprimeve hetimore, duke krijuar mekanizma të qëndrueshëm për monitorimin dhe ndjekjen ligjore të çdo rasti që cenon procesin zgjedhor”, bëhet me dije në njoftimin e KQZ.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit