“Kreativiteti dhe Katërputroshët”, një event unik në Vet Hospital Tirana

25 Prill 2026 | 20:37

Për herë të parë në Shqipëri, në Vet Hospital Tirana organizohet eventi “Kreativiteti dhe Katërputroshët”, një nismë që sjell së bashku artin, argëtimin dhe kujdesin për kafshët shtëpiake. Një hapësirë e njohur për shërbime veterinare transformohet në një ambient kreativ, ku dashamirësit e katërputroshëve mund të përjetojnë aktivitete të ndryshme dhe të krijojnë kujtime të veçanta.

“Për ne kjo është një risi, pasi është hera e parë që në Vet Hospital realizojmë një aktivitet të tillë në katin tonë të fundit. Urojmë që ta shijoni këtë ditë dhe të kaloni sa më bukur. Jemi gjithmonë në dispozicionin tuaj”, tha veterineri Erko Prifiti.

Ideatorja e eventit, Inesa Sulaj, na tregon më shumë se si lindi ideja e kësaj nisme.

“Eventi titullohet kreativiteti dhe katër putroshët dhe ka në fokus si pjesën e kreativitetit ku kemi ardhur me artist artizan dhe puntori kreative dhe aktivitete pafund por edhe mirëqenien e katëputroshëve. Le të dalim nga ajo forma e të parit të VetHospital si një hapësirë ku njerëzit vijnë për të vizituar katërputroshin e tyre dhe ta shfrytëzojmë këtë hapësirë për të krijuar produkete artistike dhe për të pasur kujtime sa më të bukura nga ora 11 deri në 7 pasdite. Është një aktivitet që oganizohet për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan dhe duam ta shtrijmë për më gjatë”, tha ajo.

Oreo dhe Tony sot shpërndajnë ushqim për kafshët endacake, duke dhënë një mesazh të fortë kujdesi dhe solidariteti. Oreo dhe Tony janë një familje e madhe që kujdeset për katërputroshët, duke ofruar edhe snacks për ata që i mbajmë në shtëpi.Sepse kafshët nuk janë thjesht shoqërues, por një pjesë e rëndësishme e familjes sonë.

Kjo nismë solli një frymë të re, duke bashkuar kreativitetin me dashurinë dhe kujdesin për katërputroshët në një mënyrë të veçantë. Synimi është që ky event të kthehet në një traditë të përvitshme dhe të zgjerohet edhe më tej në të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026