Kredi për shtëpi me 0% interes, 300 kuota për këtë vit, përfitues mjekët e policët

2 Gusht 2023 | 17:07

Mjekët, policët dhe ushtarakët do të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes. Për këtë vit parashikohen të jepen 300 kredi.

300 punonjës së administratës, do mund të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes, pas skemës mbështetëse të miratuar nga qeveria.

 Për këtë vit janë 300 kuota të hapura, ndërsa përfituesit janë të ndarë në tre kategori.

100 kuota për mjekët e sistemit shëndetësor publik, 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

Kusht për të përfituar kredinë, për efektivët e policisë dhe ushtarakët e Forcat e Armatosura është të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile.

Ndërkohë përfituesit, nuk duhet të kenë banesë në pronësi, ose banesa në të cilën jetojnë ka rrezik për shembje, rrezikojnë të mbesin të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, apo banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi.

Përjashtim bëhet për policët e FA, të cilët sipas VKM mund të marrin kredi edhe në rastet kur banesa ku banojnë prishte ose përjashtohet nga procesi i legalizimit, për shkak të investimeve publike.

Të njëjta kushte janë dhe për bluzat e bardha, prioritet kanë mjekët që janë punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar, mjekët që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit ose në zona rurale apo qendra sekondare apo terciare.

Pjesë e skemës së përfitimit të kredinë me 0% interes janë dhe studentët që kanë nënshkruar marrëveshjen e re përmes së cilës do t’i duhet të punojnë për 5 vite në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026