Kredi për të parë ndeshjet e Kombëtares, tifozi tregon sa ka harxhuar
Dy kombëtaret, ajo e Shqipërisë dhe Anglisë do përplasen në ‘Wembley’ këtë të premte të 21 marsit në orën 20:45, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Një nga tifozët e shumtë kuq e zi, Ariglon Pali ka folur në Euronews Albania mbi faktin që ka shpenzuar jo pak për të parë ndeshje, duke marrë dhe kredi për këtë qëllim.
“Ka ndodhur që kam marrë kredi për të parë ndeshje. Kemi huazuar te miqtë. Ka ndodhur me mua dhe me të gjithë, çunat ashtu janë. Në momentin që ka ndeshje ajo vendoset primarja. Në dy muaj apo tre kemi ndeshje, doli kalendari dhe mendohet si do ti bëjmë lekët për të shkuar.
Për ndeshjen që do luaj sot Shqipëria me Anglinë, fatkeqësisht nuk na doli viza për të iku në Angli, edhe pse shumë e kanë marrë”, tha tifozi.
I pyetur se sa shpenzon ai në momentin që udhëton jashtë vendit për të ndjekur ndeshjet, Arigloni ndan detaje nga eksperiencat e tij.
“Nëse flasim për udhëtimet teksa ikim për të parë ndeshje, unë personalisht shumicën e rasteve i marr dy muaj para biletat, pra bileta e avionit është gjëja më pak e kushtueshme. Dua të përmend Islandën që ka qenë udhëtimi im i parë. Atje për 5 ditë në total kanë shkuar një mijë e ca euro, ishte dhe vend i shtrenjtë. Nëpër vende të tjera si Polonia që janë më afër, mund të shkojë 200-300 euro sepse mund të organizohemi për të ikur dhe me autobusë”, shpjegon Ariglon Pali.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 18:13 Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri