Kreditë e këqija në rënie, këstet po shlyhen në kohë nga qytetarët dhe bizneset
Kreditë e këqija po ulen. Në fund të muajit mars, ato përbënin 4.64% të shumës së përgjithshme, niveli më i ulët ky në 10 vitet e fundit.
Në muajin shkurt ato ishin në nivelin 4.69%, ndërsa gjatë vitit 2023, ato janë luhatur në nivelin 5%.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar gjatë fundit të vitit 2023 dhe ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti duke rrëzuar pritshmëritë fillestare, sipas të cilave inflacioni dhe rritja në nivele rekord e normës bazë të interesit do të rriste nivelin e kredive me probleme.
Rruga drejt zgjidhjes së këtij problemi i dedikohet edhe bankave, të cilat kanë treguar kujdes të shtuar në miratimin e kredive gjatë viteve të fundit.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe pati një edhe ndryshim të sjelljes së biznseve dhe të individëve, të cilët kanë zgjedhur në masë monedhën lek.
Duke parë ecurinë e kursit të këmbimit që i ka ulur vlerën valutës së huaj, prirjet për kreditim në euro ose dollarë kanë rezultuar në rënie.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë