“Krejtësisht e gabuar”, Starmer kundërshton tarifat e Trump për Groenlandën
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave tregtare, duke e cilësuar këtë veprim si “krejtësisht të gabuar”.
Presidenti i SHBA-së ka njoftuar se nga 1 shkurti do të vendosë një tarifë prej 10% për “të gjitha ose çdo mall” të eksportuar drejt Shteteve të Bashkuara nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe disa vende të tjera evropiane. Sipas Trump, këto tarifa do të mbeten në fuqi derisa “të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës”.
Duke reaguar ndaj këtyre deklaratave, Starmer tha se Londra do ta trajtojë çështjen drejtpërdrejt me administratën amerikane, duke theksuar se statusi i Groenlandës është “një çështje që u përket groenlandezëve dhe danezëve”.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, bëri të ditur se Kopenhaga po ndjek nga afër zhvillimet, vetëm pak ditë pas një “takimi konstruktiv” mes zyrtarëve danezë dhe amerikanë. Reagime të forta kanë ardhur edhe nga skena politike daneze, ku një deputet u shpreh shkurt: “Mjaft më”.
Edhe në Bruksel, krerët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian paralajmëruan se tarifat e paralajmëruara nga Uashingtoni do të “minonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spirale të rrezikshme në rënie”
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid