Kremlini: Admirojmë heroizmin e ushtarëve rusë
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka shprehur “dhimbje të madhe” për ushtarët rusë të vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës.
“Ne të gjithë shprehim ngushëllime për të afërmit dhe miqtë, ata që kanë humbur bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. Sigurisht, kjo është një tragjedi e madhe për të gjithë ne”, tha Peskov të enjten.
“Ne të gjithë e admirojmë heroizmin e ushtarëve. Veprimet e tyre të trimërisë do të hyjnë në histori si një sukses në luftën kundër nazistëve dhe përmbushjen e kësaj detyre të rëndësishme”, tha Peskov, raporton CNN.
Referenca naziste është pjesë e një fushate propagandistike nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili – në mënyrë të pabazë dhe të pasaktë – i është referuar pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij si një fushatë “denazifikimi”.
Peskov hodhi poshtë raportimet nga ana e zyrtarëve ukrainas se shpalljen e gjendjes së luftës.
“Këto janë mashtrime, thjesht mashtrime që qarkullojnë përreth”, tha ai.
“Prandaj, duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të gjitha informacionet dhe të mos bëheni viktima të thashethemeve dhe mashtrimeve të thjeshta”.
Rusia ka futur një sërë masash emergjente ekonomike duke përfshirë kufizime në transferet e parave jashtë vendit.
Rubla ruse ka rënë në mënyrë drastike kundrejt dollarit pas pushtimit rus të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura