Krerët e politikës urojnë besimtarët ortodoksë për Pashkët

5 Maj 2024 | 08:14

Krerë të shtetit dhe politikës uruan besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin me një postim për Pashkët. “Mirëmëngjesi Gëzuar Pashkët Ortodokse”, shkruan ai.

Besimtarët ortodoksë në Shqipëri festojnë sot Pashkën. “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!” ishin thirrjet e besimtarëve ortodoksë të cilët pritën mesnatën për të festuar.

Presidenti Bajram Begaj përmes një urimi në Facebook shprehet se kjo festë na fton të jemi shpresëplotë për jetën dhe të mbështesim njëri-tjetrin.

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës, për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo të gjithë besimtarët ortodoksë.

Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.

Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.

Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen.

Sot, kur besimtarët ortodoksë marrin qirinjtë nga flaka e kandilit në kishë dhe i çojnë në shtëpitë e tyre, marrin me vete edhe shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.

Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.

Pashkë të bekuara e të gëzuara për besimtarët ortodoksë shqiptarë, kudo ku ata festojnë!”, shkroi kreu i shtetit në Facebook.

“Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar!

Sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje!

Ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen.

Lutja e fundit e Krishtit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!” na kujton se veprat e këqija duhet luftuar me kryengritjen e dashurisë.

Le të kremtojmë triumfin e jetës mbi vdekjen me besim të palëkundur dhe energji të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë të shpresës në zemrat tona për një të nesërme më të mirë, që patjetër do të vijë!” ishte urimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

“Të dashur besimtarë ortodoksë, nga zemra ju uroj për shumë vjet gëzuar Pashkën, këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi. Nga mot gëzuar!” shkroi në një urim në Facebook kreu i PD, Lulzim Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026