“Mujeci nuk lëvizte pa të shoqen” – Artan Hoxha zbardh detaje nga atentati në Lezhë

28 Prill 2026 | 21:05

Gazetari Artan Hoxha tregoi në emisionin “Now” në “Euronews Albania” dinamikën e atentatit ndaj çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci dy ditë më parë në Balldren të Lezhës.

Hoxha tregoi se autorët kanë përdorur armë automatike kallashnikov, që ka qitje të fuqishme me breshëri, ndaj vrasja e gruas ka qenë e pashmangshme.

Sipas tij, autorët kishin studiuar lëvizjet e viktimës dhe mundësinë që ta godisnin vetëm, por ai nuk lëvizte kurrë pa të shoqen dhe kjo kishte krijuar përshtypjen se do ta kishin të vështirë që ta gjenin vetëm. Kjo siç tha “justifikon” në një farë mënyre vrasjen e gruas, që nuk është as në kanun e askund.

“Autori është rritur që i vogël me urrejtjen për vrasjen e të atit. Kanë ndjekur lëvizjet, e kanë gjetur në momentin kur ishte afër banesës; ajo rrugë duket si tunel dhe është e vështirë që makina të manovrojë. Ata e kanë gjetur në një moment kur ka qenë i relaksuar dhe po shkonte në banesë.

Janë përdorur dy makina dhe një tjetër që mund të ketë koordinuar lëvizjet, e cila po shihet nga kamerat e sigurisë. Njëra nga makinat i ka prerë rrugën; në momentin që i është prerë rruga, është hapur zjarr. Përqendrimi ka qenë në krahun e shoferit, por kallashnikovi është armë shumë e fuqishme dhe ata që e përdorin duhet të jenë qitës shumë të sprovuar për ta mbajtur. Qitësit kanë qenë të rinj dhe të pakujdesshëm; më shumë kanë dashur të nxjerrin dufin. Numri i madh i të shtënave është tipik i ngjarjeve për gjakmarrje”, tha Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026