Kreshnik Spahiu: 5 pistat e sulmit ndaj Sali Berishës

7 Dhjetor 2022 | 22:44

Ky është një moment politik ku situata mund të eskalojë shumë rëndë në Shqipëri. Ishte kjo deklarata e juristit Kreshnik Spahiu ndërsa komentoi në “Now me Erla Mëhillin” sulmin ndaj Berishës më 6 dhjetor.

Ai renditi 5 pista të sulmit ndaj kryedemokratit.

  • Një i çmendur e pa në televizor Sali Berishën, e urren politikisht dhe tha unë do bëhem Avni Rustemi, do e godas.
  • E kanë bërë kundërshtarët brenda partisë
  • Individë të caktuar që kanë probleme të vjetra me Sali Berishën
  • Mund t’ia kenë bërë shërbime jo europiane, anti-shqiptare
  • Ose ato që nuk janë anti-shqiptare, për dy mesazhe të qarta, ose atë të destabilizimit, ose atë që tregon se është kaluar vija e kuqe dhe sulmi është paralajmërimi i fundit

Spahiu tha se janë dy alibi që duhet të rrëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, fillimisht ajo se Sali Berisha e ka porositur vetë incidentin

“Duke njohur karakterin e Sali Berishës, ai edhe vrasjen do ta pranonte, por jo të rrihej publikisht,” – deklaroi juristi.

Alibia e dytë që duhet të rrëzohet është se Edi Rama kishte interes për të porositur sulmin ndaj Berishës.

“Edi Rama është njeriu i cili i shmang konfliktet fizike dhe personale. Edi Rama nuk është trim, Edi Rama e di që një ditë do të largohet nga kryeministër dhe nuk i hyn rrugës së hakmarrjes politike apo gjakmarrjes me individë apo familje të forta në Shqipëri,” – u shpreh Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026