Kreshnik Spahiu: Ju them parashikimin tim dy vjeçar për Berishën, Bardhin e Bashën

30 Prill 2024 | 23:07

Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now me Erla  Mëhillin” në Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në PD.

Ai theksoi se dy vite më parë është shprehur se çështja e vulës së PD do të zgjaste 3 deri në 5 vjet, gjë e cila sipas tij po ndodh.

Mes tjerash ai theksoi se ligji e ka parashikuar se çfarë ndodh në këto raste kur palët janë në mosmarrëveshje dhe pse këtyre të fundit nuk ju pëlqen të përballen me një fakt të tillë.

“Para dy vitesh kam deklaruar se procesi për vulën do të zgjasë nga 3 deri në 5 vjet. Deri tani jam brenda asaj që kam parashikuar më parë. Vula nuk do të përcaktohet se kujt do ti jepet deri  në zgjedhjet e ardhshme.  Nëse Berisha do të bazoj të gjithë mbrojtjen ligjore Gazment Bardhi atëherë do thoja aq sa shanse kam unë të marrë vulën e PD aq ka dhe Berisha. Bardhi është në konflikt interesi. Dy vjet avokat ligjor i vulës që t’i përkas Bashës ka qenë Bardhi. Personi që ka formuluar dokumentacionin që Kuvendi i 11 dhjetorit të ishte legjitim. Berisha ka shumicën e partisë por Basha ka disa avantazhe ligjore në lidhje me çështjen. Ligji e ka parashikuar se çfarë ndodh në  këto raste por asnjërës nga palës nuk i vjen mirë. Ligji ka parashikuar që kur mosmarrëveshjet janë të pazgjidhshme,  Gjykata duhet të vendos shpërndarjen e partisë politike. Gjykata do e vendos shpërndarjen e kësaj partie”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026