Kreshnik Spahiu: Pse Tirana nuk duhet të jetë më kryeqytet
Juristi, Kreshnik Spahiu thotë se Tirana nuk plotëson asnjë standard për të qenë kryeqytet i Shqipërisë.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se ndoshta një ditë, klasa politike do jetë e detyuar të vendosë në agjendë, debatin nëse ky qytet duhet të jetë më kryeqytet apo jo.
Sipas tij, Tirana është dëmtuar aq shumë, saqë nuk zhbëhet as me konfiskime dhe as me sekuestrime.
“Nëse një ditë do kthehem përsëri në Shqipëri, do ishte qyteti i fundit që do zgjidhja për të jetuar. Tirana sot është qytet i pabanueshëm. Çdokush që ka pasur mundësinë që të jetojë në Perëndim, e kupton fare qartë se Tirana nuk plotëson asnjë standard për të qenë kryeqytet i Shqipërisë.
Një ditë, shqiptarët dhe klasa politike do jenë të detyruar të vendosin në agjendë, debatin nëse ky qytet duhet të jetë më kryeqytet i Shqipërisë apo jo. Për mua, Tirana është dëmtuar aq shumë, saqë nuk zhbëhe më, as me konfiskime, as me sekuestrime”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 18:37 Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus
- 18:26 Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift