Vizita në Londër, kreu britanik i Agjencisë së Krimit i jep medalje Dumanit

9 Dhjetor 2025 | 16:07

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një vizitë në Londër bashkë me drejtuesin e ri të BKH, Joni Keta, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar.

Ambasada britanike përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bën me dije se Biggar i ka dhënë një medalje Dumanit “për të njohur udhëheqjen e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe ndjekjen e drejtësisë”.

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, z. Graeme Biggar, këtë javë priti kreun e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta).

Z. Biggar i ka dhënë një medalje lëvdate z. Dumani për të njohur lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftimin e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe në ndjekjen e drejtësisë”, thuhet në faqen e ambasadës amerikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar pas mesnatës në fshatin Bërxullë, në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me...
08:10 | 12/07/2026

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026