Kreu i FBI ngre alarmin për rrezikun nga spiunazhi kinez

7 Korrik 2022 | 08:29

Zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit të SHBA-së dhe Britanisë u takuan të mërkurën për të tërhequr vëmendjen ndaj asaj që ata thanë se është kërcënimi serioz i sigurisë dhe ekonomisë i paraqitur nga Kina, e cila po kërkon të vjedhë pronën e tyre intelektuale dhe të ndikojë në politikën në vendet perëndimore.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray dhe drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken McCallum theksuan punën e përbashkët të dy agjencive për të penguar atë që ata thanë se ishte sfida më serioze ndaj spiunazhit dhe hakerimit nga qeveria kineze, shkruan CNN.

Përveç vjedhjes së teknologjisë, Kina tani po bën gjithashtu lëvizje për të mbrojtur ekonominë e saj nga çdo sanksion i ardhshëm nëse përpiqet të marrë Tajvanin me forcë, duke nxjerrë mësime nga përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, tha Wray.

“Ne e kemi parë Kinën duke kërkuar mënyra për të izoluar ekonominë e saj kundër sanksioneve të mundshme”, tha Wray.

Ai përmendi vlerësimet e fundit nga një studim i Universitetit Yale se bizneset perëndimore kanë humbur 59 miliardë dollarë si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë.

“Dhe nëse Kina pushton Tajvanin, – tha Wray, – ne mund të shohim të njëjtën gjë përsëri, në një shkallë shumë më të madhe”.

Ai citoi hetimet e fundit të FBI-së për aktivitetin e inteligjencës kineze, duke përfshirë një përpjekje për të shënjestruar një kandidat të Kongresit të SHBA në Nju Jork për shkak të lidhjeve me protestat në Sheshin Tiananmen të vitit 1989, të cilat u shtypën nga ushtria kineze.

Wray tha se FBI kishte kapur gjithashtu njerëz që punonin për kompanitë kineze duke u përpjekur të gërmonin fusha në zonat rurale të SHBA-së, në përpjekje për të pasur akses në farat e modifikuara gjenetikisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026