Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

20 Maj 2022 | 09:38

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi që ka vdekur.

“Çdo jetim merr 25 për qind të pensionit që merrte ose që i takonte të merrte të ndjerit,” – tregoi Hado.

Ai pranoi se pensionet e quajtura “familjare” janë shumë të ulëta. Nga kjo situatë, Hado bëri thirrje që të gjithë qytetarët të punojnë brenda rregullave dhe të paguajnë kontributet shoqërore.

Sa i takon rastit të prezantuar nga Euronews Albania të një nëne e cila merrte 1 mijë lekë për dy fëmijët e saj jetim, njëri me çrregullime të spektrit autik, kreu i ISSH-së tha se duhet t’i drejtohet Shërbimit Social Shtetëror duke qenë se pensioni që jep institucioni që ai drejton është në varësi të kontributeve.

Sidoqoftë, Hado theksoi se dhe në gjykimin e tij duhet të rishikohet kufiri minimal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026