Kreu i KASH: Shqipëria 4 herë më shumë import sesa prodhim
Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj tha për Euronews Albania se raporti mes importit dhe prodhimit duhet të ndryshojë.
Sipas tij Shqipëria importon shumë produkte dhe lëndë të para dhe kjo bën që në një farë mase vendi ynë të varet nga tregu ndërkombëtar. Ndërkohë që sa i takon prodhimit, nuk është në potencialin e duhur.
“Nëse sot ne importojmë produkte ushqimore me një vlerë 4 herë më shumë sesa produktet e vendit tregon që ne kemi një treg të gatshëm për profuktet ushqimore vendase dhe ky treg është elementi i parë i rëndësishëm për të rritur prodhimin, por këtë nuk po e bëjmë siç duhet,” – u shpreh Rrapaj.
Një nga shqetësimet kryesore që ngriti kreu i KASH ishte dhe sipërfaqet e mëdha të djerra. Sipas tij duhet të ketë një orientim në mënyrë që të mbillet çfarë kërkon tregu.
Rrapaj shtoi se kriza energjitike do të ketë ndikim dhe te agrobiznesi duke nisur nga financat, kostoja e prodhimit e deri te importi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet