Kreu i Këshillit të Qarkut të Kukësit: Na shtynë emocionet, i kërkojmë ndjesë Surroit
Kreu i Këshillit të Qarkut të Kukësit, Avdullah Domi duke komentuar për Euronews Albania vendimin e marrë sot për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi” Veton Surroi, tha se gjithçka kishte qenë emocionale.
Në vendim, Këshilli i Qarkut argumentonte se z. Surroi ka mbajtur kohët e fundit për luftën e UÇK-së në Kosovë por z. Domi përveç ndjesës për vendimin e nxituar shtoi se “ndoshta nuk ishte momenti i duhur”.
“Morëm indicie nga një letër e dërguar në Këshillin e Qarkut. Ishin emocionet që na shtynë në një vendim të tillë që nuk duhej marrë apo që nuk ishte momenti i duhur. Kërkesa është depozituar para 3-4 ditësh. Në relacionin përmbledhës nuk kishte argumente ligjore por argumente moralë. Kjo çështje nuk ka lidhje me gjyqin e UÇK-së në Hagë është një rastësi”, tha z. Domi.
“Duam t’i kërkojë ndjesë z. Surroi dhe të gjithë qytetarëve që janë prekur nga ky vendim. Duhet thënë që të kërkosh falje është fisnikëri. Nuk ishte tamam momenti i duhur”, shtoi ai.
Për reagimin e kryeministrit Edi Rama që e cilësoi “lajthitje kolektive” vendimin z. Domi deklaroi se ata kanë pozicione politike dhe vendimet duhen marrë në mënyrë të përgjegjshme.
“Tashmë ky vendim është marrë dhe ka institucione të tjera që e konfirmojnë apo jo. Do të shohim hapat që do të ndiqen. Institucioni i prefektit do të jetë kompetent që të konfirmojë apo jo ligjshmërinë.
Z. Rama kishte të drejtë sepse ndoshta duhet të jemi më të kujdesshëm si institucione vendore në marrjen e këtyre vendimeve pasi kanë ndikim përtej qarkut tonë”, përfundoi z. Domi.
Veton Surroi u shpall “Qytetar Nderi” i Kukësit në vitin 2015 me propozim të klubit letrat “Anton Pashko” për kontribut të veçantë në fushën e medias dhe politike gjatë krizës së luftës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor