“Kreu i opozitës, Berisha”- Sula: Jemi bashkë, edhe pse kemi qëndrime të ndryshme

27 Janar 2024 | 14:17

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se kryetari i opozitës në Shqipëri është ish-kryeministri Sali Berisha.

Komentet Sula i bëri në Euronews Albania, ku tha se ata janë bashkë në opozitë kundër qeverisë ‘Rama’, edhe pse ndajnë qëndrime të ndryshme për disa çështje.

Po ashtu Sula tha pjesa tjetër e opozitës e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, nuk përballet me qeverinë, por qëndrojnë duarkryq, pasi sipas tij, janë të shitur.

“Ne shumë gjëra na bashkojnë dhe shumë pak na ndajnë. Na bashkon opozita që bëjmë ndaj mazhorancës dhe kësaj qeverie. Unë përgëzoj të gjithë ata deputetë që janë rebelë në shpirt dhe reagojnë.

Denoncojmë korrupsionin, problematikën dhe nuk vlerësohemi edhe vlerësohet ai që rri në shtëpi dhe fle gjumë, kjo është logjika? Sigurisht ka problematika, por do të tejkalohen. Unë nuk i ndryshoj qëndrimet e mia për sa kohë e kam të qartë në kokën time sesi duhet të veprojë opozita, si duhet të jetë e konturuar opozita dhe si duhet të shkojmë në zgjedhjet e 2025.

Për mua kryetari i opozitës është zoti Berisha, pavarësisht se unë nuk ndaj të njëjtin qëndrim me Berishën. Por ai ka shumicën. Por meqë unë nuk jam dakord me Berishën, kjo nuk më pengon mua të bëj opozitë”, tha Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026