Kreu i Shoqatës së Transportit Publik: Jemi në krizë financiare, asnjë përgjigje nga institucionet
Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Rixhin Qoshja u shpreh për Euronews Albania se ky sektor ndodhet në një krizë prej 2 vitesh dhe se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti.
Z. Qoshja theksoi se edhe pse kanë dërguar disa herë kërkesa pranë institucioneve, si bashkia, kryeministria, Ministria e Transportit, nuk kanë marrë një përgjigje nga ana e tyre.
“Problematikat tona nisën gjatë pandemisë. Po bën gati 2 vite që nuk kemi një përgjigje konkrete që ca bëhet me transportin publik, kush do të jetë ndihma e këtij sektori. Ne jemi në krizë prej 2 vitesh, situata është shumë problematike financiarisht. Deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje nga institucionet përgjegjëse për sektorin e transportit publik”, u shpreh kreu i shoqatës.
Ai shtoi se transporti publik është një sektor që gjendet përballë rritjes së çmimeve.
“Ne nuk jemi sektor që rrisim çmimin, çmimin na i dikton dikush tjetër. Ne jemi sektor përballë rritjes së çmimeve si gjithë sektorët e tjerë”, tha z. Qoshja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet