Kreu transaksione të paligjshme me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet 41-vjeçari turk 

14 Janar 2025 | 10:59

Një shtetas turk është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit komjuterik.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Transkasioni’ u vu në pranga shtetasi turk F. K., 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, ka kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.

“Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania MasterCard”, bëri me dije policia.

Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026