Krijimi i Ministrisë Antikorrupsion, Manjani: Pse Rama bëri autogol

11 Janar 2024 | 21:25

Kryeministri Edi Rama ka propozuar Adea Pirdenin si ministre e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mwhillin” në Euronews Albania, është shprehur se me këtë lëvizje kreu i qeverisë ka bërë një autogol pasi për këtë punë është SPAK.

Më tej ai pati dhe kritika ndaj Ramës duke thënë se nuk di të qeverisë dhe se aktualisht lëvizjet po bëhen vetëm me anë të celularit.

“Rama ka një kalendar shumë të çuditshëm që tregon destabilitet. Një kryeministër serioz kur vendos të ndryshojë qeverinë, tundet vendi. Jep shumë arsye. Qeveria nuk është thjesht hyri një emër doli një emër. Po ta vini re me vëmendje kush është struktura e qeverisë shqiptare? Është një kaos strukturor i jashtëzakonshëm. Kjo është një qeveri celulari. Nuk ndodhin këto gjëra në një sistem qeverisës normal. Autokorrupsioni është një autogol, a e bën SPAK këtë? Nuk guxon kryeministër në botë të bëjë këtë që e ka bërë ky. Si do luftohet korrupsioni në qeveri”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026

Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, pak ditë pasi të shpallë zgjedhjet parlamentare....
19:05 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026