Atentati me snajper, RENEA blindon Vlorën, ndalohen 15 persona

11 Janar 2024 | 21:04

Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes. Policia e Vlorës FNSH dhe RENEA vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze. Në fokus të kontrolleve edhe automjetet me xhama të zinj.

Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike. Kërkimet edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.

Prej ditësh FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut. Kontrolle të intensifikuara fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjecarit Gëzim Sinomati.

Aktualisht janë ndaluar për të dytën herë 15 persona nga dy grupe të njohur si kundërshtar me  familjen Sinomati.

Vetëm në banesën e një personi është gjetur një armë zjarri dhe është prerë për të urdhër arresti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026

Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, pak ditë pasi të shpallë zgjedhjet parlamentare....
19:05 | 10/07/2026