Vazhdojnë aktet e dhunës në Ekuador, lirohen 40 pengje, vriten 5 terroristë
Të paktën 5 terroristë të vrarë, 330 të arrestuar dhe mbi 40 pengje të liruara. Është kjo situata më e fundit në Ekuador, vendi latin i gërryer nga dhuna e bandave kriminale.
Bilanci është bërë i ditur nga kreu i komandës së posaçme. Megjithatë janë ende rreth 140 persona të tjerë që mbahen peng në 5 burgje të vendit, ku të dënuarit u rebeluan në shenjë proteste ndaj politikës së ashpër që presidenti Daniel Noboa dëshiron të palikojë në sistemin penitenciar.
Lajmi i mirë është se deri tani asnjë nga pengjet nuk është vrarë. Megjithatë, ende nuk dihet nëse forcat e rendit kanë arritur të hyjnë në burgjet ku janë verifikuar trazirat.
Sa i takon 330 personave të arrestuar nga policia, autoritetet kanë saktësuar se ata janë anëtarë të bandave Tigerones, Lobos dhe Çoneros, të cilat janë shpallur organizata terroriste në kuadër të një dekreti të firmosur nga kreu i shtetit, ku mes të tjerash pranohet se vendi po përballet me një konflikt të armatosur të brendshëm.
Nga ana tjetër, një grup kriminelësh ekuadorianë, të dyshuar për akte dhune në të gjithë territorin e vendit, i ka kërkuar falje popullsisë për trazirat, ndërsa ka akuzuar presidentin për dhunën që ka shkaktuar të paktën 13 të vdekur.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko