Krijohet lopa e parë transgjenike që prodhon insulinë. Shpresë për diabetikët

21 Mars 2024 | 08:14

Një lajm interesant vjen nga shkencëtarët brazilianë të cilët kan lajmëruar krijimin e lopës së parë transgjenike që prodhon insuline njerëzore në qumështin e saj.

Pas shumë vitesh punë kërkimore dhe dështimesh të një grupi studimor nga universitetet e Ilinois dhe Sao Paolo, është arritur të përftohet insulinë, që është vendimtare për diabetikët.

Ekperimenti është kryer në Brazil, ku një segment AND-je njerëzore për prodhim proinsuline është vendosur në 10 embrione lopësh.

Qëllimi ishte të prodhohej proinsulinë, që më pas të purifikohej e të kthehej në insulinë të pastër, por lopa e ka kryer këtë proces në mënyrë natyrale, çka ishte e papritur për ekipin shkencor.

Sasia e përftuar e insulinës ishte disa gramë për litër, çka konsiderohet arritje e madhe dhe një metodë shumë e mirë për të zëvëndësuar ato aktuale, të bazuara në maja dhe baktere të modifikuara gjenetikisht.

Hapi i radhës është të klonohet lopa e parë transgjenike për të rritur mundësitë e prodhimit të pastër të insulinës, që është mjaft e rëndësishme për miliona njerëz në mbarë botën që vuajnë nga diabeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026