“Krijuan shtet paralel”-Gazetari: Bejtja pjesë e krimit, baza ku dyshohet se fshihej

16 Mars 2024 | 20:25

Gazetari Dritan Laci është shprehur se ish-punonjësi i burgjeve, Gentjan Bejtja, që mbeti i vrarë ditën e djeshme në Fushë-Krujë, ka qenë pjesë e grupeve kriminale, të cilat sipas tij, kanë krijuar një shtet paralel në Shqipëri.

Komentet Laci i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se Bejtja dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, një pjesë e të cilave të ndodhura në Lezhë.

Ai tha gjithashtu se që pas atentatit të vitit të kaluar ndaj Bejtjas, ku mbeti i vdekur kunati i tij Ramazan Sino, ai dyshohet se fshihej në një bazë në veri të vendit.

“Ajo që dimë është që Bejtja pas atentatit të fundit ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino, ishte në ilegalitet të plotë. Mendohej se ai fshihej në një bazë kriminale në veri të vendit. Ai është një personazh i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura edhe në Lezhë.

Dakti që ai ishte i ndjekur për t’u eleminuar, ishte për atë çfarë ai dinte. Gentjan Bejtja ka qenë bashkëpunëtor i këtyre grupeve kriminale, që kanë krijuar një shtet paralel me shtrirje nga Veriu në Jug.

Janë gati 10 vite aktivitet i shtuar criminal i këtyre bandave që duket sikur nisin nga Fushë-Kruja, por lidhjen e kanë edhe me pjesët e tjera. Fushë-Kruja apo Nikla ka shërbyer si një rrugë për të gjetur njerëzit e përshtatshëm. Ata nuk dinin fare që ishte vrarë një person atje. Iu është dashur pak kohë për të hyrë në Nikël, pasi ishin njoftuar nga të afërmit që një person ishte vrarë aty”, tha Laci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026