“Krimet naziste, përgjegjësia jonë”, presidenti gjerman “mea culpa” në Poloni

19 Prill 2023 | 19:05

Polonia përkujtoi të mërkurën 80-vjetorin e kryengritjes së hebrenjve të getos së Varshavës kundër trupave naziste.

Më 19 prill të 1943-shit, disa qindra luftëtarë hebrenj sulmuan nazistët, duke zgjedhur të vdisnin duke luftuar me armë në duar sesa duke pranuar dhomat e gazit. Presidentët e Izraelit, Gjermanisë dhe Polonisë morën pjesë në një ceremoni në Monumentin e Heronjve.

“Unë ndiej përgjegjësi për krimet e së kaluarës dhe po ashtu për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Frank Walter Steinmeier, president i Gjermanisë

Getoja e varshavës u krijua nga gjermanët një vit pas pushtimit të Polonisë në 1939-n. Në thuajse tre kilometra katrorë, nazistët vendosën rreth gjysmë milion hebrenj, me qëllim që t’i shfarosnin ata duke i lënë të vdisnin nga uria dhe sëmundjet, apo duke i dërguar në kampet e vdekjes në Treblinka. Gjermanët e shtypën kryengritjen dhe i vunë zjarrin lagjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026