Krimet seksuale, fëmijët nën 14-vjeç janë më të prekurit
Në 61% të rasteve të lidhura me krimet seksuale, viktima janë fëmijët. Mes ngjarjeve të raportuara në polici dhe dënimeve nga gjykata për abuzuesit, vihet re një diferencë e lartë pasi për vetëm 44% të ngjarjeve të raportuara në polici ka autorë të dënuar.
Këto janë përfundimet e raportit të parë më shumë se 10-vjeçar për krimet seksuale ndaj fëmijëve dhe grave në Shqipëri.
CRCA/ECPAT së bashku me Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale në Shqipëri, sollën shifrat e krimeve seksuale që kryhen ndaj fëmijëve dhe grave, prej vitit 2008 e deri në vitin 2018.
“Situata në vitin 2018 ka një trend pozitiv. Por po ta krahasojmë me vitin 2008, ka një dyfishim të krimeve që kanë ndodhur nga 2008 deri më tani”- tha drejtori i përgjithshëm i CRCA, Altin Hazizaj.
Sipas raportit, vajzat dhe gratë janë më të prekurat nga kjo dhunë.
“Jemi shumë larg marrjes së masave, pavarësisht problemit. Duhet të ishin ngritur seksionet për të miturit si pranë Prokurorisë ashtu edhe pranë gjykatave. Mosngritja dhe moshapja e këtyre seksioneve për shkak të vonesës së reformës në drejtësi, padiskutim sjell pasoja,”- tha Altin Hazizaj në studion e Euronews Albania.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri