“Krimi futi në parlament 28 deputetë”, Berisha: Vetëm 4 prej tyre morën 80 mijë vota
Kreu i PD-së vijoi edhe këtë të enjte me konferencat e tij të përditshme pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha akuzoi sot se 28 deputetë të rinj që fituan mandatin në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar mandatet e tyre me anë të ndihmës nga banda kriminale, sipas tij.
Ai tha se vetëm katër prej tyre kanë marrë në total 80 mijë vota, duke e cilësuar këtë shifër si të çuditshme, ndërsa foli edhe me emra konkretë që sipas tij kanë bashkërenduar ndihmën për fitoren dhe mbështetjen e këtyre kandidatëve.
“Bandat në qytetet e mëdha të vendit, por jo vetëm ato, punuan dhe arritën të fusin në parlament 28 deputetë. Para jush, në fushatë, unë kam denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta tek një lokal në Shkëmbin e Kavajës, ku darkonin së bashku Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako. Tani, pas këtij denoncimi, ata u transferuan nga ky lokal tek shtëpia e Dakos në Bllok. Aty janë organizuar të gjitha takimet. Këto janë të gjitha të denoncuara. Tani, të pyesim pak shqiptarët, të kujt janë votat? Vetëm tre nga këta kandidatë ose katër nga këta kandidatë kanë 80 mijë vota të regjistruara. Kampion është natyrisht Sara Mile. Kampion është Arkend Balla”, tha Berisha.
“Kampion është Ani Dyrmishi. Kampion është Blendi Xhabafti. Këta të katër së bashku bëjnë rreth 80 mijë vota dhe këta janë vetëm pararoja e kontingjentit të krimit të 28 deputetëve që bandat morën urdhër nga Edi Rama për t’i mbështetur.”
Berisha foli edhe kundër zërave të cilët, sipas tij, janë avokatë të kësaj që ai e quan farsë elektorale, duke theksuar se nëse mbrohen këto zgjedhje si të rregullta, është si të kryesh një krim të shëmtuar kundër lirive më themelore të qytetarëve shqiptarë. Dhe dëshmohen më mercenarë se çdo lloj mercenari tjetër.
“Shtroj edhe njëherë pyetjen: të kujt janë 80 mijë vota të deputetëve të partisë së krimit?
Të kujt janë? Një lidhje e plotë dhe totale me pushtetin,” tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona