“Krimi i organizuar po sofistikohet”, Hita: Përmes metodologjisë së Europolit po analizojmë grupet kriminale

9 Qershor 2026 | 18:47

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë të martën në aktivitetin për prezantimin e Vlerësimit të Kërcënimit nga Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda.

Gjatë fjalës së tij, Hita u shpreh se sot krimi është gjithnjë e më i organizuar dhe më i sofistikuar, duke theksuar se grupet kriminale shfrytëzojnë teknologjinë, globalizimin dhe zhvillimet e shpejta ekonomike e shoqërore. Ai shtoi se përmes metodologjisë së standardizuar të Europolit është bërë e mundur analiza e detajuar e grupeve kriminale, aktivitetit të tyre dhe faktorëve që lehtësojnë veprimtarinë e tyre.

“Në realitetin e sotëm të sigurisë, krimi është gjithnjë e më i organizuar, më i sofistikuar dhe më i aftë të shfrytëzojë teknologjinë, globalizimin dhe hapësirat që krijojnë zhvillimet e shpejta ekonomike e shoqërore.

Përmes metodologjisë së standardizuar të Europolit, ne kemi analizuar grupet kriminale, aktivitetet e tyre, faktorët lehtësues dhe dëmin që ato synojnë t’i shkaktojnë shoqërisë sonë. Ky proces na jep një avantazh të rëndësishëm, të kuptojmë jo vetëm se ku ndodhet kërcënimi sot, por edhe si mund të evoluojë ai nesër.

Një risi e rëndësishme e këtij raporti është analiza e thelluar e krimeve mjedisore. Këto fenomene, edhe pse shpesh më pak të dukshme se format tradicionale të kriminalitetit, përbëjnë një kërcënim në rritje për zhvillimin e qëndrueshëm, ekonominë dhe sigurinë afatgjatë të vendit.

Përballë një krimi që vepron përtej kufijve, përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufi. Hetimet e përbashkëta dhe koordinimi operacional mbeten elementë kyç të suksesit tonë.

Investimi në dije dhe në kapital njerëzor është investimi më i sigurt për të ardhmen e luftës kundër krimit të organizuar.

Certifikimi i specialistëve tanë nga projekti EU4LAW Enforcement është dëshmi konkrete se po ndërtojmë një brez të ri profesionistësh që do të forcojnë më tej aftësinë e Policisë së Shtetit për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.

Dua të theksoj se Policia e Shtetit e ka të qartë drejtimin e saj, një polici moderne, profesionale, e orientuar nga inteligjenca dhe e mbështetur në partneritete të forta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për ne, suksesi nuk matet vetëm me statistika apo operacione të suksesshme. Ai matet me sigurinë që ndjen çdo qytetar, me besimin që publiku ka tek institucionet dhe me dobësimin e çdo strukture kriminale që cenon rendin, sigurinë dhe zhvillimin e vendit.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në mbrojtje të ligjit, të sigurisë publike dhe të jetës e pronës së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe sigurinë e miliona vizitorëve e turistëve që çdo vit zgjedhin vendin tonë si destinacion turistik”, është shprehur ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi nga Gjermania: Diaspora dhe intelektualët të krijojnë një front politik

Një protestues i ardhur nga Gjermania, i cili kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Diaspora është me ju”, u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit dhe...
19:46 | 09/06/2026

Me fotot e dëshmorëve në duar, qytetarët e Gjirokastrës në protestë në ditën e tretë kundër projektit të Zvërnecit

Në qytetin e Gjirokastrës, qytetarët kanë protestuar për të tretën ditë radhazi për anulimin e projektit të Zvërnecit. Pjesëmarrësit në protestë janë mbledhur në sheshin...
19:45 | 09/06/2026

Aksident në aksin Korçë–Maliq, një i plagosur pas përmbysjes së një automjeti

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas, ku një automjet është përmbysur në rrugë....
19:36 | 09/06/2026