“Krishtlindja gjen politikanët e ndarë”, Ndoka: Situata traumatike në gjithë botën
Politikani Nard Ndoka uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjet.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se është momenti që të gjithë njerëzit të reflektojnë dhe sipas tij këtë gjë fillimisht duhet ta bëjnë politikanët.
“Është një moment reflektimi për çdo njeri. Është një moment për çdo gjë është bërë gjatë periudhës 1 vjeçare. Është më e domosdoshme për politikën që të reflektojë”- tha ai.
Ndër të tjera ai theksoi se festa e Krishtlindjeve ka gjetur në traumë politikanët jo vetëm në vendin tonë por në mbarë botën.
“Festa e Krishtlindjeve nuk ia ka gjetur bashkë politikanët, ika gjetur në traumën më të madhe dhe për vendin tonë dhe për botën. Bota është në luftë. Rusia dhe Ukrainë janë në luftë. Kjo është dhe pjesa e kësaj e feste, që çdo njeri duhet të reflektojë. Politika është ndërthurur me jetën e qytetarëve, prandaj them që reflektimi duhet të jetë fillimisht nga politika”- shtoi Ndoka.
Ai u ndal dhe te debatet në Kuvend ku tha se nuk duhet të përcillen mesazhe të tilla para festave.
“Përpara festave duhet të jepet mesazhe të tjera e jo debate në Kuvend. Nuk është momenti që ti të organizosh një festë në shesh kur ke probleme jashtëzakonisht të mëdha”- përfundoi politikani.
LEXONI GJITHASHTU:
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar