“Krishtlindje në Pediatri” studentët e mjekësisë shpërndajnë dhurata për 250 fëmijë në QSUNT

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
25 Dhjetor 2025 | 16:31

Studentët e vitit të 3 të Fakultetit të Mjekësisë, kanë gëzuar me dhurata fëmijët që gjenden të shtruar në spitalin e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare. Nisma e tyre “Krishtlindje në Pediatri” ka bërë të mundur që të vegjëlit e sëmurë ti gëzohen festës dhe të mos ndihen vetëm.

“Kjo ide lindi disa vite më parë, sepse vëllai im ka qenë i shtruar në pavionin e pediatrisë. Atëherë studentët kishin realizuar një nismë të tillë për festat e Vitit të Ri dhe ajo gjë na preku shumë”, tha Nismëtari, Orgito Sopiku.

“Qëllimi i këtij viti është që të siguroheshim që të gjithë fëmijët e shtruar në pavionet e pediatrisë të pajiseshin me ndonjë dhuratë, prandaj ne kemi arritur të sigurojmë 250 dhurata dhe në të njëtën kohë kemi arritur që të ndihmojmë disa familje fëmijët e të cilëve janë të shtruar në reparte të ndryshme të pediatrisë , me disa vlera monetare”, theksoi Alesia Baruti.

Për të vegjlit u organizua edhe një festë në hollin e shërbimit të pediatrisë, ku kënduan dhe kërcyen me personazhet e tyre të preferuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë. Sipas...
16:35 | 30/06/2026

Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si...
15:59 | 30/06/2026

Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026