Krisje Rama-Leli? Avokati flet për raportin e kryeministrit me kryebashkiakun
Avokati Plarent Ndreca, theksoi se nuk ka ndonjë fakt për krisje mes kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli dhe Edi Ramës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, teksa ka komentuar takimin e kreut të qeverisë me kryebashkiakët, theksoi se Erion Veliaj dhe Pjerin Ndreu janë raste suksesi.
“Mund të ketë raste që nuk ka kryetarë bashkie të cilët nuk kanë performuar në nivelin e pritshmërive të qytetarëve; dhe sigurisht që qeveria ka indikatorët e vet matës, por mund të jetë edhe rifreskim i skuadrës për ta mbajtur trupin gjallë. Kjo vjen për shkak se opozita shqiptare nuk është në nivelet që kërkon një demokraci të shëndetshme. Në këtë mënyrë, forca politike që ka mazhorancën, është e detyruar që të jetë në nivelin e pritshmërive të publikut. PS po bën lëvizjet e saj për të mbajtur nivelin e përgjegjësive.
Pjerin Ndreu ka bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm në Lezhë. Këto janë dy raste janë tregues të faktit se performimi në ushtrimin e detyrës së kryetarit të bashkisë, është arsye kryesore që forca politike ka parasysh në momentin që i rikandidon. Veliaj dhe Ndreu janë raste suksesi. Nuk kam fakt se Rama ka krisje me Dritan Lelin”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Euronews Albania” siguron videon e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan
- ‘U dorëzua, i dhashë ultimatum’, Berisha për deklaratën e Ramës për fashën 800kw
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia