Kritikat e Braçes dhe Spiropalit, përgjigjet për herë të parë Taulant Balla për mediat
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, në një deklaratë për mediat këtë të martë, në prani të gazetarëve, ka folur edhe për qëndrimet publike lidhur me deputetët Braçe dhe Spiropali. Balla ka thënë se, sipas tij, nuk ka dëgjuar kritika, ndërsa në rastin e Spiropalit ka theksuar se do ta njoftojë vendimin në vijim.
“Nuk kam dëgjuar kritika. Dua të them që në PS secili ka të drejtën e vet të thotë gjithçka që mendon. Jo pa qëllim kemi hapur proces të gjerë analize brenda PS-së, ku secili është i lutur të vijë dhe të marrë pjesë deri në asamble, dhe sa i përket ambicies së çdo socialisti lidhur me proceset e ardhshme zgjedhore, pas vendimit të GJK-së nuk ka zgjedhje në Tiranë mes 15 prillit dhe 15 majit, kështu që do të kemi kohë. Për Spiropalin do t’ju njoftoj kur ta kemi vendimin”, tha Balla.
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
- 22:08 U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 21:44 Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
- 21:42 Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike