Kritikoi luftën në Ukrainë, fituesi i Nobelit dënohet me 2 vite e gjysmë burg
Gjykata e Moskës ka dënuar me dy vjet e gjysmë burg disidentin Oleg Orlov, bashkëpresident i fondacionit “Memorial”, të cilit iu dha çmimi Nobel për Paqen në vitin 2022.
Orlov akuzohet se ka denoncuar vazhdimisht agresionin e Rusisë në Ukrainë, ndryshe nga sa e quan Kremlini, një “operacion special ushtarak”.
Duke e shpallur fajtor, gjykata ka caktuar se aktivisti do ta shlyejë dënimin në një koloni penale me regjim të përgjithshëm.
Sipas trupës gjykuese, luftëtari veteran për të drejtat e njeriut ka “diskredituar vazhdimisht” forcat e armatosura ruse.
Salla e gjyqit ishte mbushur me mbështetës të tij që e inkurajonin, si dhe ambasadorë të huaj e gazetarë.
Vetë Oleg Orlov u shfaq i qetë teksa dëgjonte leximin e vendimit, pas të cilit u prangos dhe u shoqërua jashtë sallës nga agjentët e policisë.
Procesi gjyqësor ishte një rigjykim, pasi në tetor të vitit të kaluar gjykata kishte dhënë gjithashtu një vendim, por dënimi i atëhershëm ishte konsideruar i butë.
Oleg Orlov mori një gjobë prej 1.600 eurosh dhe u la i lirë. Por prokurorët e apeluan vendimin dhe një rigjykim u urdhërua.
Lëvizja ishte një sinjal se në Rusi autoritetet po bëhen gjithnjë e më pak tolerante ndaj kritikëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira
Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar