Krivokapiç: Deklarata e Kurtit për demarkacionin, provokim i papranueshëm

22 Mars 2022 | 14:51

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa i përket demarkacionit është “provokim i papranueshëm” për Malin e Zi.

Kështu u shpreh kryeministri në largim i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç përmes një postimi në Twitter.

“Unë e konsideroj një provokim të papranueshëm deklaratën e zotit Kurti, e cila tregon aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi”, tha ai.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Kurti tha se qeveria e kaluar e Malit të Zi kishte politikë pro-ruse, dhe me qeverinë e re malazeze do të diskutojë për çështjen e demarkacionit midis Malit të Zi dhe Kosovës.

“Është interesant që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe kandidati antikushtetues për kryeministër, Dritan Abazoviq”, shkroi Krivokapiç.

Dje u shënua katërvjetori i ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti, në atë kohë ishte kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, duke thënë se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë tokë.

“Shpresojmë që së shpejti Mali Zi do të ketë Qeveri të re, me të cilën do të mund të bisedojmë, ta trajtojmë edhe këtë çështje për dallim nga Qeveria paraprake, e cila kishte përbrenda elemente pro ruse përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë”, tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç...
15:05 | 26/07/2026

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026