Kriza e Eurovisionit përshkallëzohet, edhe Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit

15 Shtator 2025 | 17:42

Eurovision po përballet me një nga dilemat më të mëdha politike në historinë e tij, pasi një numër gjithnjë e më i madh transmetuesish evropianë kanë paralajmëruar bojkotin e konkursit nëse Izraeli merr pjesë në edicionin e ardhshëm.

Deri tani, Spanja, Irlanda, Holanda dhe Sllovenia kanë deklaruar se do të tërhiqen nga Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk përjashtohet nga gara.

“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe pikëpamjet e thella rreth konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme”, tha drejtori i Eurovisionit, Martin Green, në një deklaratë zyrtare.

Ai shtoi se transmetuesit kanë afat deri në mesin e dhjetorit për të konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. “Varet nga secili anëtar të vendosë nëse dëshiron të marrë pjesë në konkurs dhe ne do të respektojmë çdo vendim,” u shpreh Green.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, zyrtarë evropianë të përfshirë në organizimin e konkursit i kanë paraqitur disa propozime transmetuesit publik izraelit:

Tërheqje e përkohshme nga gara për të shmangur tensione të mëtejshme dhe bojkotin e mundshëm të vendeve të tjera.

Pjesëmarrje nën flamur neutral, ngjashëm me modelin e përdorur nga atletët rusë në Lojërat Olimpike, një zgjidhje më shumë simbolike, por që nuk zgjidh kundërshtimet morale të ngritura nga transmetuesit.

Deklaratë publike e distancimit nga politikat e qeverisë izraelite, si përpjekje për të qetësuar reagimet dhe për të ndryshuar mendimin e vendeve që kërcënojnë të tërhiqen.

Megjithatë, asnjë nga këto opsione nuk është pranuar ende nga pala izraelite. Raportohet se ideja e performimit pa flamurin kombëtar konsiderohet e papranueshme nga autoritetet në Tel Aviv.

Eurovision është përfshirë në debate të forta politike që prej dy vitesh, për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, ndërsa situata aktuale rrezikon të përshkallëzohet në një krizë të hapur për organizimin e edicionit të ardhshëm.

Edicioni i 70-të i Eurovisionit do të mbahet në Vjenë, Austri, me finalen që do të zhvillohet më 16 maj 2026, pas dy gjysmëfinaleve të planifikuara për 12 dhe 14 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026

OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane

OpenAI ka propozuar t’i japë qeverisë amerikane 5% të aksioneve të kompanisë, në një përpjekje për të zbutur presionin politik në rritje në Uashington, sipas...
09:42 | 02/07/2026

Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Afganistanin verilindor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Tërmeti u regjistrua në rajonin Hindu Kush,...
09:30 | 02/07/2026