Kriza e ngrohjes në RMV, peletat mund të mungojnë për 45 mijë familje maqedonase
Mbi 45 mijë familje në Maqedoninë e Veriut rrezikojnë të mbesin pa ngrohje pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e çmimit për një qese me peleta në 6.5 euro.
Kompanitë që importojnë produktin refuzojnë ta shesin mallin e tyre me këtë çmim.
“Aktualisht, çmimi I blerjes nga Turqia varion nga 27,5 deri në 31 denarë për kilogram, ndërsa Qeveria thotë se duhet ta shesim për 27 denarë. Ne nuk mund të shesim me këto çmime. Jemi në një situatë absurde në të cilën nuk mund të funksionojmë. Rezultati përfundimtar, për fat të keq, do të jetë që shumë shpejt të mos ketë peleta në treg”, u shpreh Vladimir Stojanovski, kryetar i shoqatës Biomak.
Meqë Maqedonia e Veriut është e varur nga importi i këtij produkti, kompanitë e sektori propozojnë heqjen e çmimit të kufizuar dhe rikthimin e masës për kufizimin e marzhit tregtar prej 10 përqind.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vlerëson se kufizimi i çmimi është i arsyeshëm pasi të dhënat e tyre tregojnë se kompanitë në tetor kanë importuar peleta për 24 denarë për kilogram.
“Ministria e Ekonomisë e ka marrë këtë vendim pasi ka marrë analizën e përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve të Maqedonisë dhe ka vepruar sipas propozimeve të tyre. Sipas këtyre analizave, çmimi për importim të një ton peletash në tetor ka qenë 22 430 denarë (364 euro)”, theksoi ai.
Për të stimuluar sa më shumë këtë formë të ngrojes, Qeveria ka subvencionuar disa herë blerjen e sobave me peletë deri në 500 euro për familje.
Një familje maqedonase që ngrohet me sobë harxhon mesatarisht 240 deri në 480 euro në muaj për peleta. Për tre muajt e dimrit, kostot pritet të arrijnë nga 720 euro deri në 1440 euro.
LEXONI GJITHASHTU
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik