Prodhuesit e ushqimeve në RMV do të paguajnë më pak për energjinë elektrike
Kompanitë që prodhojnë produktet ushqimore bazë në Maqedoninë e veriut do të paguajnë më pak për energjinë elektrike, 80 euro për megavat.
Ky vendim pritet që të ulë çmimin e produkteve me të paktën 10 për qind. Kjo është një prej masave që Qeveria e miratoi në mbledhjen e fundit.
”Kam premtuar se ushqim, energji elektrike dhe ngrohje këtë dimër do të ketë për të gjithë. Me vendimet e reja qeveritare sigurojmë energji elektrike më të lirë, afro 80 euro për megavat orë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë” Qeveria njoftoi në fund të tetorit se kompania shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut ka prodhuar 11 149 megavat orë energji elektrike nëpërmjet termoventraleve dhe hidrocentraleve”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.
Madje qeveria bën të ditur që investimet në vlerën 5 milionë euro në kompaninë shtetërore MESPO për shpërndarjen e energjisë do të rrisin kapacitetet e prodhimit dhe të mbulimit pa ndërpreje.
“Me këtë teknologji më moderne, do të arrihet përdorimi familjar dhe efikas i fibrave optike të integruara në linjat e transmetimit dhe do të sigurohet enkriptimi dhe mbrojtja e plotë e informacionit që do të transportohet”, thotë Orhan Murtezani, drejtor i SH.A MEPSO.
Masat e Qeverisë përfshijnë edhe ndërmarrjet publike për furnizim me ujë të pijshëm, të cilat do të furnizohen me energji elektrike me çmim fiks prej 95 euro për megavat orë. Kjo me qëllim që të mos rritet çmimi i faturave të ujit për qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:42 Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar