Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se disa aleatë të Kievit i kanë kërkuar vendit të zvogëlojë sulmet ndaj objekteve energjetike të Rusisë, në një kohë kur çmimet globale të naftës janë në rritje.
Në një mesazh zanor drejtuar gazetarëve, Zelensky tha se këto sinjale kanë ardhur pas përshkallëzimit të krizës globale energjetike, por nuk specifikoi se cilat shtete qëndrojnë pas kërkesës.
“Ne kemi marrë sinjale nga disa partnerë për të reduktuar përgjigjet tona që synojnë sektorin e naftës dhe energjisë të Federatës Ruse,” u shpreh ai.
Megjithatë, lideri ukrainas la të kuptohet se Kievi nuk ka gjasa të ndryshojë kursin e tij, duke theksuar se çdo veprim do të varet nga sjellja e Rusisë.
“Nëse Rusia ndalon sulmet ndaj sektorit tonë energjetik, ne nuk do të hakmerremi ndaj sektorit të saj,” deklaroi Zelensky, duke shtuar se Ukraina mbetet e gatshme për një armëpushim.
Prej muajsh, Rusia ka zhvilluar sulme të gjera ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, duke lënë miliona qytetarë pa energji dhe ngrohje, veçanërisht gjatë dimrit të ashpër.
Në përgjigje, Ukraina ka intensifikuar goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, përfshirë rafineritë dhe terminalet e eksportit, me synimin për të kufizuar përfitimet e Moskës nga rritja e çmimeve të naftës.
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut