Krujë/ Kultivonin bimë narkotike në fshatin Borizanë, kapen dy kushërinjtë
Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, duke asgjësuar 212 fidanë të dyshuar kanabis në fshatin Borizanë.
Gjatë operacionit, Policia e Krujës, intensifikoi kontrollin në territore të hapura për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale të kultivimit të narkotikëve.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan dy persona Fabian Farruku 25 vjeç, dhe Klajdi Farruku 21 vjeç, të cilët janë kushërinj dhe banues në fshatin Borizanë. Ata u kapën në vendin e kultivimit të fidanëve narkotikë dhe tani po përballen me akuza për kultivim të bimëve narkotike.
Policia ka sekuestruar një sasi të vogël kanabisi, një aparat celular dhe automjeti që ata përdornin për të shkuar në vendin e mbjelljes së fidanëve narkotikë. Kontrollet në territorin e rrethit të Krujës do të vijojnë për të parandaluar aktivitete të tilla kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:54 Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe