Kryebashkiakja e Durrësit 3 orë në SPAK: Nuk ka lidhje me detyrën time

17 Maj 2024 | 15:59

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga SPAK pas rreth 3 orësh, Sako u tregua e rezervuar për të dhënë informacione.

Ajo u shpreh se kishte dhënë shpjegime që nuk ka lidhje me detyrën e saj si kryetare bashkie, ndërsa theksoi se i është kërkuar të ruajë sekretin hetimore.

E pyetur nëse është pyetur për inceneratorin e Tiranës, Sako e mohoi një gjë të tillë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026