Kryebashkiakja e Vlorës reagon për protestën e tregtarëve: Janë njoftuar prej 5 muajsh për zhvendosjen

11 Maj 2026 | 14:59

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka reaguar në lidhje me protestën e tregtarëve në Vlorë, të cilët janë kundër mbylljes së tregut në qendër të qytetit. Ataa janë mbledhur fillimisht në treg dhe më pas janë zhvendosur drejt ambienteve të bashkisë, ku kanë kërkuar një takim me drejtuesen e institucionit.

Mersini është shprehur se tregtarët janë njoftuar prej 5 muajsh për zhvendosjen e mallrave dhe lirimin e ambienteve, në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se është vënë në dispozicion një strukturë tjetër në zonën e Çoles, si edhe tregu industrial, ku tregtarët mund të ushtrojnë aktivitetin gjatë periudhës së rikonstruksionit.

Sipas saj, këto ambiente janë të lira dhe të gatshme për t’u përdorur nga tregtarët për të paktën një vit, që është edhe afati i parashikuar për përfundimin e punimeve në tregun ekzistues.

“Që prej fundit të muajit dhjetor dhe fillimit të janarit, ne jemi takuar me tregtarët e fruta-perimeve dhe ata të tregut industrial, ku kemi kërkuar që, përmes takimeve, të gjenim një zgjidhje të përbashkët. Ka qenë e pamundur, pasi ata nuk kanë rënë dakord me njëri-tjetrin për zonat që u kemi përcaktuar. Nga muaji shkurt, me vendim të Këshillit Bashkiak, u vendos që të funksionojnë dy tregje: një për fruta-perimet dhe një tjetër për tregun industrial, i cili aktualisht ka një pjesë ku operohet për tregun e fruta-perimeve me shumicë dhe një pjesë tjetër që është e përshtatshme për tregun industrial. Rikonstruksioni i tregut i shërben vetë atyre dhe ka qenë shqetësim edhe i banorëve, pasi kushtet kanë qenë të pafavorshme. Ky investim është i domosdoshëm për të krijuar kushte më të mira dhe brenda një viti, që besoj do të jetë afati i përfundimit të rikonstruksionit, ata do të rikthehen në një treg të ri të rindërtuar. Tregtarët janë njohur me vendimin e Këshillit Bashkiak dhe kanë pasur kohë të mjaftueshme për të marrë masa që prej muajit shkurt, kur janë zhvilluar edhe disa takime. Unë kam kërkuar të takohem me përfaqësuesit e tyre, por ata nuk kanë rënë dakord dhe nuk kanë arritur të caktojnë përfaqësues për t’u takuar me ne”, tha ajo.

Mbyllja e tij vjen në kuadër të një projekti rehabilitimi të zonës pranë Sahatit, pjesë e planit për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026