Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës falenderon publikisht Ramën për rritjen e pagës
Kryeministri Edi Rama është rikthyer në detyrë rreth një javë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe ka vazhduar axhendën e tij duke zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive.
Gjatë takimit, kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz, Hil Curri e falënderoi publikisht Ramën për rritjen e pagave të punonjësve të bashkive dhe për VKM-në që ndihmon zonat rurale me vështirësi, duke e quajtur këto arritje të rëndësishme.
“Dëgjova me vëmendje të gjitha shqetësimet. Në takimin e parë që kemi bërë në Shkodër, unë dua të falenderoj, po një falenderim bio sepse VKM-ja që është bërë për të ndihmuar zonat rurale me shumë vështirësi ka thjeshtuar procedurën. Për një muaj kam arritur të kem deri në 20 kërkesa, kryesisht nga diaspora. Ky është një falenderim shumë i përzemërt, po edhe për pagat, të cilat u rritën. Në fillim isha skeptik sepse ndoshta nuk kishte buxhet, por edhe kjo ka qenë një arritje falë këtij takimi,” –tha kreu i Bashkisë Fushë-Arrëz.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama kritika kryebashkiakëve për legalizimet: Shpejtoni procesin, s’ka justifikime
- “Përmbytja e Vlorës, si Bosnja e Dubai”, Rama: Ka ndryshuar moti
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë