Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Largimi i të rinjve, problem jo vetëm në Shqipëri
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi e konsideron largimin e të rinjve, një fenomen që nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit.
Në emisionin “RiNon” në Euronews Albania, Golemi u shpreh se lëvizja e njerëzve është diçka normale në sistemin që ndodhemi sot.
Sipas tij, nga Gjirokastra nuk ka vetëm ikje të të rinjve.
“Sigurisht që edhe Gjirokastra është prekur nga lëvizja e popullsisë, si çdo rreth tjetër i Shqipërisë. Ky është një fenomen që nuk ndodh vetëm në Shqipëri, ke edhe në shtetet fqinje, Greqia, Italia si dhe vende të tjera rreth Shqipërisë, patjetër që njerëzit lëvizin.
Nuk është pozitive, nuk po them që largimi i të rinjve nga Gjirokastra është diçka e mirë, por është një lëvizje normale në një sistem të lirë që kemi zgjedhur të jetojmë. Ashtu sikurse ka të rinj që janë larguar nga Gjirokastra, ka shumë të rinj që afrohen në qytetin tonë”, theksoi ai.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë