Kryemadhi kundër Ramës dhe Bashës: Mbajnë peng Shqipërinë
LSI prezantoi sot “ Ekipin e Gjeneratës për Ndryshim ”. Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha si personat që mbajnë peng Shqipërinë.
“Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë. Me një partneritet që e kishim armik në krah. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi peng e jetës kriminale”, u shpreh ajo.
“Pas 25 prillit do të kërkonim balancim të pushtet ekzekutiv me atë legjislativ që Shqipëria të mos jetë më republikë kryeministrore por parlamentare. Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë ”, nënvizoi më tej Kryemadhi.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi foli për një nga nismat e LSI-së për të përfshirë të rinjtë në politikë, për të cilën theksoi se është e kriminalizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime
- 16:43 Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani
- 16:36 Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në samitin e NATO-s
- 16:34 Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 16:30 Kupa e Botës 2026, Egjipti kërkon hetim ndaj ekipit të arbitrave në ndeshjen kundër Argjentinës
- 16:29 Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiç, lirohet nga burgu