Kryemadhi zbulon emrin: Ky është bariu me lopë në Greqi që Rama e bëri milioner
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kryemadhi u shpreh se Rama i ka transferuar 7 milionë euro një shqiptari në Greqi, i cili punon si bari.
Sipas saj, më e pakta që mund të bëjë SPAK është të ndërpresë paratë.
“Ai zotëria, i jep Vezi Brahajt, që është bari me lopë në Greqi, i shkreti vuan nga kanceri ka 10 vjet atje, i jep 7 milionë euro dhe SPAK thotë është komplekse. Më e pakta që mund të bëjë SPAK është ndërprerja e parave dhe ti nuk flet për këtë gjë.
E di sa taksa paguan ti? E di kush është më e shëmtuara sot? Çoheshin deputetët e PS-së, ta dinë shqiptarët për nder që nuk do ua rrisë çmimin e energjisë elektrike Edi Rama”, theksoi ajo.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit.
Prokurori i çështjes ka njoftuar këtë të enjte avokatët e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Klodian Zotos, për përfundimin e hetimeve.
Ndërkohë avokatët e mbrojtjes kanë 10 ditë kohë të bëjnë pretendimet e tyre në lidhje me këto përfundime që më pas dosja të paraqitet në GJKKO dhe kjo e fundit të vendosë kalimin për gjykim apo jo në seancë paraprake.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së