Kryeministri australian paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë

24 Shkurt 2022 | 10:42

Kryeministri australian Scott Morrison i quan sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës brutale dhe të paprovokuara, ndërsa njoftoi sanksione të reja për 25 individë të tjerë dhe katër institucione financiare.

“Ne denoncojmë ato që janë veprime të njëanshme armiqësore në Ukrainë. Rusia po shkel në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së. Rusia ka zgjedhur luftën”, tha Morrison, duke folur me gazetarët në një konferencë shtyp.

Morrison tha se do të ketë “valë të mëtejshme sanksionesh” dhe se ai po diskutonte me Departamentin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë për marrjen e masave kundër më shumë se 300 anëtarëve të parlamentit rus.

Të mërkurën, Australia njoftoi sanksione ndaj tetë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)

Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte...
21:04 | 07/07/2026

Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë

Rusia ka bërë të ditur se ka angazhuar gjithsej 18 milionë dollarë për nisma humanitare në Kubë gjatë periudhës 2018–2025 dhe planifikon të kontribuojë me...
20:43 | 07/07/2026

Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad

Franca dhe Siria nënshkruan sot në Damask disa marrëveshje, përfshirë një shkresë që parashikon kthimin e 51 milionë eurove nga asetet e sekuestruara të Rifat...
20:32 | 07/07/2026